Milena flet për afrimitetin me Fabianin

Mediale Vip

Milena flet për afrimitetin me Fabianin

Më: 27 prill 2015 Në ora: 23:37

Tea dhe Milena bisedojnë gjatë për lidhjet dhe historitë e tyre të dashurisë. Pranë tyre vjen për pak çaste Fabiani dhe pas disa shakave ai largohet dhe dy vajzat vazhdojnë përsëri bisedën e tyre. Tea pyet drejtpërdrejt Milen se përse ajo është afruar më shumë me Fabianin nga djemtë e shtëpisë.

Milena iu përgjigj pozitivisht ftesës së Fabianit për të fjetur bashkë dhe për këtë arsye Tea e pyet “të pëlqen Fabiani se pranove që të flije me të?”. “Të them të drejtën jo tani për tani” i përgjigjet Milena. Ajo sqaron Tean se afiniteti i saj me Fabianin erdhi si rezultat i afrimitetit që vetë Fabiani i dha që në momentet e para që ajo hyri në shtëpi. Tea më pas e pyet se cili prej djemve i duket më i bukur fizikisht dhe dy vajzat vazhdojnë të flasin për djemtë e shtëpisë.

Ndërkohë që Tea dhe Milena flasin për djemtë e shtëpisë, pranë tyre vjen Veseli dhe Diedoni. Milena thotë se Veseli është i bukur, ka një fizik të bukur, por ajo tek djemtë shikon më tepër sesa kaq. “Unë nuk shoh vetëm atë që duket nga jashtë, kjo pjesë nuk më intereson shumë, më shumë më intereson ajo që një mashkull ka brenda, si sillet me një femër”.
Më pas nisin shakatë mes dy djemve dhe vajzave. Diedoni ngacmon Veselin për Tean dhe kështu kalojnë pak çaste duke qeshur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat