Brad Pitt rrëzohet nga shkallët, shenjë në fytyrë

Mediale Vip

Brad Pitt rrëzohet nga shkallët, shenjë në fytyrë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 18:56

Brad Pitt ka shëmtuar fytyrën e tij përkohësisht pas një incidenti të ndodhur për shkak të shpejtësisë, errësirës, shapkave dhe shkallëve. Aktori i famshëm është parë me një shenjë në faqen e tij ditën e shtunë, në një event bamirësie për autizmin në Hollivud.

Ditën e dielë, Pitt ka sqaruar: “Kjo ndodh kur përpiqesh të vraposh nëpër shkallë në errësirë, me krahët plot dhe i veshur me shapka. Edhe pse përpiqesh të mbrohesh, rezultati është një shenjë në fytyrë”.

Dëmtimi i tij në faqe ishte tepër i dukshëm, edhe pse aktori ishte munduar të mbulonte fytyrën e tij me mjekrën, të cilën e ka për rolin në filmin ‘The Big Short’, i cili po xhirohet në Nju Orlins.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat