23-vjeçari i nxehtë, i fiksuar pas Madonës

Mediale Vip

23-vjeçari i nxehtë, i fiksuar pas Madonës

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:43

Tre ditë më parë, Madona shpërndau një fotografi të një burri “topless” në “Instagram”. 56-vjeçarja e quajti mashkullin “zemër rebele” (kështu titullohet edhe albumi i saj i fundit), ndërsa fansat e saj bënë një lumë komentesh, ku shprehnin pëlqimin e tyre për djaloshin në foto.

“Mirror” shkruan se, tre ditë më vonë, na del se bukuroshi në foto është modeli Andrea Denver. Ai është një nga yjet e videoklipit të “Blank Space”, kënduar nga Taylor Swift.

Denver ka lindur në Milano në vitin 1991, pra, është 33 vjet më i ri se Madona. “Instagrami” i tij është mbushur me foto të këtij lloji dhe tani, sipas “TMZ”, modeli kërkon të takojë këngëtaren. “Përfundimisht, do të doja të dilja me të”, tha ai për një burim, duke shtuar se ajo është “vërtet tërheqëse”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat