Kur gruaja të pasuron

Mediale Vip

Kur gruaja të pasuron

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:12

Aktori i njohur George Clooney, për herë të parë i është bashkuar listës së njerëzve më të pasur në Britani, falë martesës së tij me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal.

Sipas prestigjiozes britanike, Dailymail, pasuria e çiftit ka një vlerë prej 121 milionë paund, duke u renditur në vendin e 790-të nga 1000 njerëzit më të pasur në Britani dhe Irlandë. Pas martesës me avokaten, shtatorin e vitit të kaluar në Venecia, aktori 53-vjeçar është përfshirë në renditjen e “Sunday Times Rich List” për herë të parë këtë vit.

Të ardhurat mesatare vjetore të aktorit janë rreth 12milionë paund, por vetëm nga çmimi “Oscar” që Clooney fitoi me filmin “Gravity”, ai fitoi 13 milion paund.

Personazhe të tjerë të famshëm që janë përfshirë në këtë listë janë çifti David dhe Victoria Beckham, pasuria e të cilëve arrin 240 milionë paund, falë kontratave me markat e mëdha si “Adidas” dhe “H&M”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat