Të famshmit që tradhtuan disa herë

Mediale Vip

Të famshmit që tradhtuan disa herë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 16:38

Çiftet e famshme kanë qenë gjithmonë në llupë të publikut, kështu që kur në një lidhje në dukje të përsosur ndodh një kthesë dramatike, mbetemi të shokuar. Kjo pikërisht ka ndodhur kur është zbuluar se këta njerëz të famshëm tradhtuan gratë apo të dashurat e tyre.

Një muaj pas divorcit të tij nga Demi Moore, Sara Leal ka pranuar se ajo kishte një aferë të shkurtër me Ashton Kutcher gjatë pushimeve të tij në San Diego. Sara pohoi se ajo nuk e dinte se Ashton ishte i martuar dhe ka thënë se kishin pasur marrëdhënie seksuale pa mbrojtje.

Ish-guvernatori i Kalifornisë dhe i fuqishmi i Hollywood-it, Arnold Schwarzenegger, ia ka pranuar të dashurës së tij, shkrimtares Maria Shriver në vitin 2011, se e ka mashtruar me një grua që ka punuar për ta, Mildred Patricia Baena. Për t’i bërë gjërat edhe më të vështira, Arnold dhe Mildred kanë bërë edhe fëmijë, i cili ka lindur vetëm pak ditë pas fëmijës së tij të parë me Mary. Shriver menjëherë ka paraqitur kërkesën për divorc dhe u zhvendos nga shtëpia e përbashkët. Dikur më vonë, aktrorja Brigitte Nielsen hapur pranoi se edhe ajo kishte një marrëdhënie me Arnold gjatë lidhjes së tij me Mary-n.

David Beckham në vitin 2004 luajti për Real Madridin dhe asistentja e tij e atëhershme, Rebecca Loos, për publikun ka pranuar se në atë kohë kishte një aferë me David-in. Rebecca dikur kishte thënë se i vjen keq për faktin se ajo nuk ishte “e butë” për Victoria-n, por beson se ka bërë gjënë e drejtë me rrëfimin e sinqertë. Bashkëshortja e David-it, Victoria, tha më vonë se tradhtia bashkëshortore vetëm ka forcuar marrëdhëniet e tyre. Më vonë thuhet se futbollisti i famshëm vazhdimisht ishte i pabesë.

Jesse James në vitin 2010 u kap në flagrancë, ndërsa e ka mashtruar gruan e tij të atëhershme, Sandra Bullock, me disa femra tjera. Sandra menjëherë kërkoi divorc. Kat Von D i tha gjykatës se me Jesse-in ishte fejuar, por pastaj e refuzoi atë dhe më pas u ndanë. Kat thotë se edhe atë e kishte tradhtuar në mënyrë të përsëritur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat