Elhaida Dani promovon këngën e Eurosong-ut edhe ne Tetove

Mediale Vip

Elhaida Dani promovon këngën e Eurosong-ut edhe ne Tetove

Më: 27 prill 2015 Në ora: 00:38

Gjatë vizitës së saj dy ditore në Maqeodni, të martën më 28.04.2015, qyteti i Tetovës do të mirëpresë Elhaida Danin e cila do të takojë kryetaren e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi

Përfaqësuesja e Shqipërisë në spektaklin muzikor "Eurovision Song Contest 2015 - Vienna", Elhaida Dani vjen në Tetovë.

Gjatë vizitës së saj dy ditore në Maqeodni, të martën më 28.04.2015, qyteti i Tetovës do të mirëpresë Elhaida Danin e cila do të takojë kryetaren e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, dhe më pas do të vizitojë Universitetin e Europës Juglindore si dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku para studentëve do të interpretojë këngën #ImAlive, më të cilën Shqipëria këtë vit dë të prezantohet në spektaklin e muzikës europiane.

Nese doni ta takoni Elhaida Danin dhe ta dëgjoni live performancën #ImAlive, ejani në Sheshin Iliria, të martën më 28.04.2015 në ora 17:00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat