Chris Brown në luftë për vajzën

Mediale Vip

Chris Brown në luftë për vajzën

Më: 26 prill 2015 Në ora: 19:35

Chris Brown është shumë i mërzitur pasi nuk i jepet merita e duhur aty ku për të ka më shumë vlerë…në çertifikatën e lindjes së vajzës së tij ! Burime pranë Brown bëjnë me dije që së fundmi ai ka zbuluar se në çertifikatën e lindjes së vajzës së tij Royalty, si baba është regjistruar Brazil Riesling, i njohur ndryshe me emrin King Ba.

Por 8 muaj pasi vogëlushja u lind, provat e ADN vërtetuan se babai i saj biologjik ishte ylli i hitit “Loyal”. Këtu fillojnë problemet për Chris, i cili po përpiqet të krijojë një marrëdhënie me Royaty.

Ai ka shkuar deri aty sa është përpjekur të zhvendosë edhe mamanë e vajzës, Nia Guzman, në Los Angeles në mënyrë që të ketë mundësi të mbajë mamanë më pranë vajzës. Por gjithë përpjekje e tij po luftohen nga King Ba, i cili është i lidhur me Nia-n dhe ka filluar të postojë fotot e tij bashkë vogëlushen. Duket se të gjitha rrugët të çojnë në…gjykatë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat