Stresi flet për policinë, pret të penalizohet (Video)

Mediale Vip

Stresi flet për policinë, pret të penalizohet (Video)

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:47

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, pret që së shpejti të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me autoritetet policore.

U arrestua, më pas u arratis! Po e kërkon Policia! E shumë tituj të tjerë prodhuan mediat tona për Stresin gjatë këtyre muajve.
Pas largimit drejt Zvicrës, reperi u kthye në trojet shqiptare.
Fillimisht erdhi në Kosovë ku po realizon videoklipin e tij dhe me datë 1 maj do të mbaj koncert.
Por ajo që pyesin të gjithë është kur do niset për Tiranë. Stresi për Prive u shpreh se pas këtij interpretimi në Prishtinë do të mbaj një tjetër koncert në Shqipëri dhe direkt nga këtu do niset për atje.
Çështja e tij është akoma e hapur dhe do të paraqitet në gjyq, për të cilin pret të dënohet mirëpo jo me burg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat