Njerku i Kimit pranon se është bërë grua

Mediale Vip

Njerku i Kimit pranon se është bërë grua

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:20

Njerku i Kim Kardashian, Bruce Jenner, në një intervistë ekskluzive për “ABC”-në ka pranuar se e identifikon veten si grua dhe se më në fund e ka gjetur veten.

Kampioni olimpik që nga viti i kaluar është spekuluar se ka ndërruar gjininë pas ndryshimeve të jashtëzakonshme në pamjen e tij, por në intervistë ai ka pranuar se shndërrimi në grua ishte ëndrra e tij fëmijërore.

Duke folur para miliona shikuesve, përfshirë edhe Kim Kardashian me familjen e saj, Bruce me lot në sy, ka thënë: “Unë jam një grua”.

“Truri im më shumë është si i femrës sesa i një mashkulli. Ky është shpirti im. Bruce ka jetuar në gënjeshtër. Ajo nuk është gënjeshtër. Nuk mund të jetoja më ashtu”.

Gjatë intervistës, Bruce gjithashtu ka pranuar se vazhdimisht ka marrë hormone të femrave dhe planifikon që tërësisht të shndërrohet në grua.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat