Vali Corleone zbulon sekretin e jetës së tij (Video)

Mediale Vip

Vali Corleone zbulon sekretin e jetës së tij (Video)

Më: 25 prill 2015 Në ora: 08:53

Vali Corleone tregoi sekretin e jetës së tij, për të cilën tha se e ka bërë shumë të fort si njeri.

Në intervistën për emisionin “Zonë e Lirë”, 32-vjeçari nga Gjilani i njohur si personazh për shkak të pamjes tipike me tatuazhe dhe jetës luksoze rrëfeu për herë të para se ishte adoptuar nga prindërit shqiptarë nga Kosova.

Historia e “fort”, nisi në vitin 1983, por është zbuluar nga Valentino vetëm para 7 vjetësh. Valentino lindi në vitin në Sicili nga dy prindër me prejardhje nga fshati Corleone. Babai i tij u vra në kohën që e ëma Maria ishte shtatzënë, të cilën e vranë pas lindje së Valit.

Princ Valentino, i cili u shfaq në studio i shoqëruar nga tre trupoja, tregoi se babai adoptues nga Kosova, e kishte marrë foshnje në familjen e tij nga spitali ku ai lindi në Itali. Familja e cila e ka adoptuar pësoi një tragjedi në jetën, pasi fëmija i cili lindi të njëjtin vit me Valin, ndërroi jetë.

“Këtë histori nuk e dine as familja. Tani këto gjëra janë duke i dëgjuar për herë të parë edhe familja”, ka thënë ai.

“Princi” dha një deklaratë interesante, pasi tha se është 80 përqind i krishterë dhe 20 përqind mysliman. “Kam blerë 736 hektarë tokë në planetin Mars. E kam komshi Kim Jong-un (Presidenti komunist koreano-verior). Tokën në Mars ma ka blerë e dashura ime miliardere ruse”, ka thënë Vali.

Më tej Vali Corleone ka thënë se makinat ‘Hammer’ do ja falë Papa Françeskut. Ndërsa për femrat u shpreh: “Nuk kam nevojë për femra. E kam mbyllur atë faqe. Kur kam nevojë, e bëj në banjë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat