Diedoni fshihet te krevati i Albës, por Maria e ...

Mediale Vip

Diedoni fshihet te krevati i Albës, por Maria e ...

Më: 24 prill 2015 Në ora: 22:52

Diedoni ka shkuar te dhoma e personelit dhe fshihet poshtë jorganit të Albës. Tea e ndihmon por Maria vjen aty dhe e zbulon. Ajo i thotë të dalë jashtë. Alba i thotë menaxhere Marias që është e sëmurë dhe ka nevojë për Diedonin. Maria i thotë se e ka për detyrë ajo të kujdeset për të.

Maria i thotë Albës se ai vjen pa leje dhe e ka të ndaluar. Alba i thotë që ajo duhet të jetë e njerëzishme, siç janë dhe punëdhënësit në përgjithësi. Alba i thotë se ajo e lë Fatjonin me Xhensilën të rrinë bashkë edhe pse e kanë të ndaluar ndërsa ajo dhe Diedoni nuk mund të rrinë bashkë.

Maria i thotë Albës që të futet në rolin e saj. Alba i thotë se po të ishte në vendin e saj, do të bënte lëshime. Ndërkohë që ato flasin, Diedoni është fshehur dhe i përgjon. Alba i thotë se ajo nuk mund të punojë në këto kushte kur është sëmurë dhe nuk është në terezi. Diedoni vjen puth Albën dhe i thotë të vazhdojnë me bisedën se ai po largohet.

Maria dhe Alba qeshin edhe pse Alba vazhdon t’i thotë se po ia shkatërron jetën ndërsa Maria i përgjigjet se ajo është në punë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat