Kjo manekine ka lindur djalë para nëntë ditësh

Mediale Vip

Kjo manekine ka lindur djalë para nëntë ditësh

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:58

Të gjithë e kujtojnë manekinen Sara Stage për të cilën askush nuk besoi se është shtatzënë për shkak të barkut të vogël. Ajo ka lindur beben para nëntë ditësh dhe duket si asnjëherë të mos të ketë qenë shtatzënë.

Sara për çdo ditë ka postuar foto në Instagram me të cilat i ka njoftuar fansat e saj se për disa javë do të lindë.

Para nëntë ditësh manekinia ka lindur djalin James.

Në fotografi nëna e gëzuar mban djalin në dorë teksa shihet e veshur me xhins dhe bluzë të bardhë.

“Sot kemi mbushur nëntë ditë”, ka shkruar manekinia afër fotografisë së postuar në Instagram.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat