Vetë maturantët e bëjnë mbrëmjen të paharruar

Mediale Vip

Vetë maturantët e bëjnë mbrëmjen të paharruar

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 21 prill 2015 Në ora: 14:37

Menjëherë është pritur mirë, madje vetëm në orët e para ka rrëmbyer mijëra klikime në bashkëpunimin me reperin e njohur Gold Ag në këngën e tyre “Maturant”. Ky është artisti Xhela Abazi, i cili vjen në rrëfim për “Bota sot” ku tregon jo vetëm për këngën e re, por edhe se ka gati një projekt tjetër në duet me këngëtarin Besart Halimi. Duke qenë një artist shumë “in” në koncerte dhe gëzimet shqiptare, e duke qenë i preferuari i shumë mbrëmjeve të maturës, edhe vetë ai nuk e harron kur ishte maturant, madje tregon edhe se kush këndoi në atë kohë. Por a është penduar ai ndonjëherë që nisi rrugën e muzikës dhe a ka edhe ai ndonjë “fans/e të çmendur flet artisti më poshtë vetëm për ne.

“Bota sot”: Keni ardhur me një duet me Gold AG, kjo këngë ishte bërë gati e vjen tani në prag të mbrëmjeve të maturës?

- Po është e vërtetë që sapo lansuam një duet me Gold Ag, të cilën ja kemi dedikuar maturantëve, duke pasur parasysh që unë kam pasur shumë mbrëmje të maturave që 7 vite radhazi, e unë personalisht nuk kam pasur një këngë timen për maturantë. Ndrësa idea ka qenë e imja për duetin.

“Bota sot”: Po pse pikërisht me Goldin?

- Arsyea pse me Gold Ag? Fillimisht ne jemi miq shumë të mirë me Arian Agushin të cilin e çmoj dhe e respektoj shumë, dhe është një reper të cilin e duan të gjitha gjeneratat.

“Bota sot”: Do të thotë që tash do të këndoni me Goldin edhe në mbrëmjet e maturës ku je shpesh i ftuar?

- Natyrisht që do të këndojmë edhe bashkë nëpër matura, aty ku i kemi datat e lira të dy.

“Bota sot”: Të kujtohet ty mbrëmja e maturës dhe cilia apo cila artist/e këndonte?

- Po më kujtohet shumë mirë dhe e kujtoj me shuë nostalgji mbrëmjen e maturës, unë kur kam qenë maturant dhe i kujtojnë këngëtarët, kanë qenë Nysret Muçiqi & Corona.

“Bota sot”: Po mbrëmja e maturës e paharruar që ti vetë ke kënduar ku ka qenë?

- Çdo mbrëmje e maturës ku kam qenë për mua është e paharruar, sepse vetë maturantët e bëjnë mbrëmjen të jetë e tillë.

“Bota sot”: Ku ndjehesh më rehat kur këndon në këtë mbrëmje të maturës, koncerte apo dasma?

-.Naturisht kur kam duartrokitje nga publiku ndihem rehat pa marrë parasysh ku jam, koncert, mbrëmje apo dasma, po dua të veçoj që në dasma dhe mbrëmje familjare është privilegj dhe nder i madh për mua.

“Bota sot”: A ka xhela një fans/e “të cmendur”?

- Po sikur të gjithë këngtarët e tjerë edhe unë kam fansa që më duan shumë.

“Bota sot”: A pendohesh ndonjëherë se pse je në rrugën e muzikës?

- Jo nuk pendohem anjëherë, sepse e bej muzikën me shumë qef dhe dashuri.

“Bota sot”: Po duke qenë bashkëshort dhe baba, a pendohesh që nuk je gjithmonë pranë tyre sidomos në gëzime dhe festat familjare të tyre?

- Mundohem që gëzimet dhe festat familjare gjithmonë të jem pranë tyre, sepse për mua familja është e shejtë dhe çdo gjë që e bëj, e bëj për ta.

“Bota sot”: Pas kësaj këngë do të jetë ndojë projket tjetër i ri, po ndonjë duet me ndonjë artiste femër do të ketë?

-Po kam edhe shumë projekte të tjera që dua ti lansoj në muajin qershor. Albumin me këngë të mia “live” dhe një bashkëpunim me këngëtarin Besart Halimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat