Lively nuk shoqërohet nga Reynolds në premierën e filmit

Mediale Vip

Lively nuk shoqërohet nga Reynolds në premierën e filmit

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:30

Blake Lively ka treguar bukurinë e saj e veshur me një fustan gjigand të kuq teksa ka mbërritur në premierën e filmit ‘The Age Of Adaline’ në Nju Jork, ditën e dielë.

Aktorja 27-vjeçare nuk ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti Ryan Reynolds, por nga mamaja Elaine dhe vëllai i saj, Eric Lively.

Me një fustan që të kujtonte bukurinë e vjetër të Hollivudit, Blake dukej pothuajse si personazhi që luan në film.

Veshja e saj tregonte qartë se Blake i është rikthyer formave të saj perfekte edhe pse ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën të quajtur James, në muajin dhjetor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat