Pika e dobët e Teas për Veselin

Mediale Vip

Pika e dobët e Teas për Veselin

Më: 20 prill 2015 Në ora: 09:50

Veseli pas bisedës në oborrin e shtëpisë e fton Tean në dhomën e gjumit. Ata gjatë ditës kanë folur për preferencat e tyre mbi aromat. Ai i ka kërkuar Teas një bluzë të lyer me parfumin e saj dhe e ka vendosur në shtratin e tij. Ata shkojnë në dhomë dhe i afrohen shtratit të tij. Shtrati ka erën e parfumit të Teas ndërsa buza saj është përzier me erën e parfumit të tij.

Ai i kërkon që ajo të vesh bluzën me aromën e tij. Ajo nuk pranon. Veseli e pyet për rëndësinë e aromës. “Aroma ka shumë rëndësi për mua,jo vetëm parfumi por dhe aroma e trupit” i shpjegon ajo. Ai e fton që të flenë në një shtrat por Tea nuk është e vendosur. Veseli drejtohet për tek shtrati i saj dhe i thotë: “nëse ti nuk vendos të vish tek unë,po shtrihen në shtratin tënd që të paktën të kesh aromën time aty”.Tea qesh dhe e ndjek nga pas.

Veseli shtrihet në shtratin e saj. Ajo shkon pas atij. Veseli luan me duar dhe ajo i gjuan me jastëk duke i thënë se ka marrë shumë kofidenca. “Unë marrë kofidenca nga mënyra se si ti i pranon ato” i përgjigjet Veseli. Pak më parë ata po pyesnin njëri-tjetrin nëse po e përdoren respektivisht për lojë apo jo. Tea i thotë se ajo nuk po luan. Veseli zgjedh që të mos përgjigjet. Ata diskutojnë dhe pak për këtë çështje.

Tea e pyet se përse e ftoi brenda por ai bënë lojëra fjalësh. Ai fillon ta përkëdhel por ajo nuk e lejon. Veseli ngrihet nga shtrati dhe shkon të marrë parfumin e tij. “meqë ty po të pëlqen kjo aromë po ta sjell që të kalosh natën me të” i thotë ai dhe fillon të lyej Tean. Fisnikun shfaqet për pak sekonda,sheh sjelljet e tyre dhe largohet.

“Më pëlqen shikimi yt. Ti kur flet të sheh gjithmonë në sy” i thotë ai. Tea qesh. Fisniku shfaqet sërish në dhomë. Ai vendose që të flejë gjumë. Tea ndihet në siklet dhe i kërkon Veselit që të dalin jashtë. Veseli e pyet nëse ajo ka diçka me të. Ajo i thotë jo. Ai i bindet dhe dalin në oborr. Tea i kërkon atij që ti flas për veten. Ai nuk pranon. Atëherë ajo e pyet se i duket ajo në sytë e tij. Veseli vijon të bëjë shaka.

“Kush ndjen erën e trupi të një personi është afeksion dhe më pas dashurohet me erën e trupit” i thotë Tea. Veseli e pyet nëse ajo pëlqen erën e trupit të tij. Tea mendon se ai nuk e ka kuptuar shpjegimin e saj. Veseli riformulon pyetjen:“Tea a je dashuruar me erën e trupit tënd” i thotë ai ,Tea i përgjigjet pozitivisht. Ai i kujton se është larë me shapon e tij dhe kjo është arsyeja e dashurisë që aj ndjen. Tea dhe Veseli nisin të qeshin. Ata vazhdojnë të flasin për dashurinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat