Eleonora-Fisnik flasin për raportin e mundshëm Vesel-Tea

Mediale Vip

Eleonora-Fisnik flasin për raportin e mundshëm Vesel-Tea

Më: 19 prill 2015 Në ora: 23:27

Eleonora dhe Fisniku po bëjnë shëtitjet e tyre të darkës. Ata e kanë kthyer këtë gjë në një ritual të zakonshëm. Ata përveçse mbajnë turpin në formë, shfrytëzojnë këtë mënyrë për të diskutuar dinamikat e ditës me njëri-tjetrin.

Ata flasin për banorin e ri, Veselin, Eleonora shprehet për të, duke thënë që është vërtet simpatik, por jo ndonjë banor i fortë. Të njëjtën gjë shpreh dhe Fisniku, i cili tregon që pati një diskutim me të, por Veseli iu duk i lehtë, megjithatë ai do ta shohë në ditët në vazhdim.

Ata flasin dhe për raportin që mund të ketë Tea me Veselin. Sipas të dyve Tea vërtet ka një afeksion kundrejt Veselit, por asgjë më shumë nuk mund të ndodhë brenda në shtëpi.

Ata nuk besojnë që Tea mund të lidhet me Veselin edhe pse mund ta pëlqej atë. Eleonora i shpreh Fisnikut që është në dijeni, që ai nuk është i dashuruar me Tean.

Por, sipas saj Veseli dhe Fisniku janë shumë larg njëri-tjetrit. Fisniku i shpreh Eleonorës, që i pëlqen fakti që tani me ardhjen në shtëpi të Veselit, po shihet si i sulmuari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat