Mel B flet për një ribashkim të “Spice Girls”

Mediale Vip

Mel B flet për një ribashkim të “Spice Girls”

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:30

Mel B ka thënë se “Spice Girls” janë duke biseduar për një ribashkim vitin e ardhshëm.

Ylli 39-vjeçar ka zbuluar se ajo dhe ish-pjesëtaret e grupit, Geri Halliwell, Emma Bunton, Mel C dhe Victoria Beckham, nuk kanë vendosur akoma të organizojnë ndonjë gjë speciale për të festuar 20-vjetorin në 2016.

“Dua të them se ne u bashkuam për Lojërat Olimpike edhe pse askush nuk e mendonte. Vitin tjetër është 20-vjetori i formimit të grupit tonë kështu që do shohim se çfarë do mund të bëjmë”, tha Mel B.

E pyetur nëse vajzat kanë nisur të planifikojnë ndonjë gjë, ajo është përgjigjur: Ne flasim shumë me njëra-tjetrën, por nuk kemi bërë ndonjë plan konkret.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat