Veseli, çun i shkathët / Kap Tean për më pak se 24 orë brenda Big Brother

Mediale Vip

Veseli, çun i shkathët / Kap Tean për më pak se 24 orë brenda Big Brother

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:27

Veseli po tregohet i suksesshëm me femrat në BigBrother e sidomos me Tea-n e cila cilësohet femra më seksi shtëpisë më të famshme në Shqipërisë.

Më poshtë po sjellim disa momente të Veselit brenda:

Veseli pas bisedës të shkurtër që ata patën afrohet dhe tërheq Tean. Ai dhe Tea kalojnë kohë të gjatë në oborrin e shtëpisë të shoqëruar nga muzika dhe birra Peja. Veseli i kërkon që ajo ti flas për vetën por Tea nuk pranon. “Është ende shpejt për ta bërë këtë gjë. Kur unë ta ndjej do të flas” i thotë ajo. Fill pas kësaj ai thotë se ajo po i lë të kuptoj anën rebele të saj. Tea rrëfen që është shumë rebele.

Tea i kërkon që Veseli të hedh vështrimin lartë në qiell se është gjë shumë e bukur. Ai i përgjigjet se nuk e ka të nevojshme të shoh lartë kur ka bukuri poshtë dhe hedh vështirim tek ajo. Kjo sjell të qeshura tek Tea dhe jo vetëm,sytë e saj shkëlqejnë.

Mandej ai i tregon se ballkonin e shtëpisë nuk e ka vizituar akoma. Tea e këshillon që të shkojë në një moment ku ta shijoj. “Po ta lë ty në dorë që të më thuash kur është ai momenti që duhet ta shijoj” i thotë Veseli. Tea pranon me kënaqësi. Ai vazhdon më tej ti thotë se është momenti për cigare por duhet që ajo të plotësojë kushtin e puthjes. Ajo i sjellë në vëmendje se nuk pranon kushte dhe se pret momentin që ai t’ia jap vetë dhe i kujton se ajo është rebele.

Kalojnë pak minuta në heshtje dhe ata mes tingujsh shijojnë shikimet e tyre. Ai i shpreh Teas që ka një buzëqeshje shumë të bukur. Fisniku u afrohet në ato momente me pretekstin se do të ndez cigaren. Alba që po i vëzhgon u thotë “ ah kjo xhelozia”.Ata qeshin. Biseda e tyre vazhdon për orë të tëra. Veseli kujdeset që ti dhurojë lule Teas dhe ajo tregon kujdes për të. “Po kujdesesh për lulen që të dhashë” i thotë ai. “Po kujdesem se ma dhe ti dhe sepse tani është e imja” i përgjigjet ajo.

Zaida duket se po del më e fituara me hyrjen në shtëpi të dy meshkujve të rijnë. Ajo tani nuk do masazh vetëm nga Kristi por dhe nga Veseli. Kristi e merr në krah dhe e dërgon në shtratin e Veselit. Ai nis që ti bëj masazh. Pasi ai mbaron kërkon që Zaida ti bëj masazh,ajo nuk e mendon dy herë dhe kërkon që ai ti flas për veten. Veseli fillon të flas pak për vetën dhe këshillon që të mos debatohet më tone të larta. Pasi ata masazhohen kalojnë natën në një shtrat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat