“Thaçi”: Do ta lansoj dronin në Beograd

Mediale Vip

“Thaçi”: Do ta lansoj dronin në Beograd

Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:53

Aktori i Halim Berisha, i njohur me rolin e “Hashim Thaçit”, ka ironizuar politikanët e Serbisë, të cilët kanë thënë se do ta arrestojnë Hashim Thaçin në rast se do të shkojë në Beograd.

“Thaçi”, në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se do ta vizitojë Beogradin, si dhe do ta lansojë një dron, sikurse ka ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri. “Të nderuar qytetarë, ju e dini se unë veç njëherë foli. Siç kam paralajmëruar, do ta vizitoj Beogradin dhe me këtë rast do ta lansoj edhe dronin midis Beogradit dhe atë në mënyrë institucionale. Beogradi nuk mund ta arrestojë as një hardhucë e lëre më ‘GJARPRIN’. Natyrisht në Beograd do ta bëjë check-in në ‘Facebook’, ka shkuar Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat