Sean ia ka ndryshuar jetën

Mediale Vip

Sean ia ka ndryshuar jetën

Më: 18 prill 2015 Në ora: 20:16

Edhe pse Charlize Theron bën pjesën në mesin e aktoreve më të bukura të Hollivudit, duket se ajo nuk është aq e sigurt në pamjen e saj seksi, çka edhe njëherë e ka përsëritur gjatë intervistës për revistën e modës "Esquire". Ajo gjatë kësaj interviste, ka folur edhe për të dashurin e saj të ri Sean Penn, për të cilin thotë se gjithmonë ka ekzistuar një tërheqje mes tyre gjatë miqësisë 20-vjeçare. “Sean dhe unë jemi miq tashmë 20 vite.

Ai ishte i martuar, unë në lidhje të gjatë, por gjithmonë ka ekzistuar diçka mes nesh”, e ka filluar Charlize rrëfimin e saj.

Aktorja thotë se pikërisht miqësia e tyre e gjatë, është ai ‘përbërësi sekret’ për lidhje të suksesshme dhe të lumtur. “Kam pasur fat me të. Nuk mund ta përshkruajë se sa jam e lumtur, pasi ai është aq seksi. Edhe mua më befasojnë këto fjali, posaçërisht pasi jam mbi 40-vjeçe dhe tingëllojë si një adoleshente. Mirëpo, pikërisht në këtë qëndron magjia i lidhjes dhe jetës sonë, që kam arritur të gjej dikë me të cilin ndjehem në këtë mënyrë”, ka përfunduar ajo.

Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që së shpejti ata edhe të martohen, ndërsa shpresojnë se edhe do të bëhen prindër, pasi ajo dëshiron shumë të lindë një fëmijë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat