Ec e provokoje Britney-n!

Mediale Vip

Ec e provokoje Britney-n!

Më: 18 prill 2015 Në ora: 20:14

Adhuruesit e këngëtares Britney Spears kanë postuar një video nga koncerti i saj, në të cilën shihet këngëtarja e famshme duke u përgjigjur në mënyrë vulgare një provokuesi nga publiku. Gjatë koncertit të mbajtur në Las Vegas të mërkurën, këngëtarja ishte duke biseduar me adhuruesit e saj dhe sapo ishte bërë gati që të filloj me këndimin e këngës së re, dikush nga publiku kishte bërtitur asaj “bushtër e trashë”.

Edhe pse ofendimi nga publiku nuk mund të dëgjohet në këtë video, Spears në mënyrë të qartë e ka dëgjuar provokimin dhe këtë e kanë konfirmuar edhe dëshmitarët e koncertit.

Më pas, këngëtarja e tërbuar, para se të fillonte të këndonte këngën e radhës, provokuesin e ka porositur se është një ‘ndyrësirë e mu...”, çka dëgjohet qartë në video. Menjëherë pas kësaj ajo ka filluar të këndoj sikurse nuk kishte ndodhur asgjë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat