Ish-agjenti i CIA-s: Unë e vrava Marilyn Monroe

Mediale Vip

Ish-agjenti i CIA-s: Unë e vrava Marilyn Monroe

Më: 17 prill 2015 Në ora: 23:54

Agjenti i CIA-s në prag vdekjeje Normand Hodges pretendon ka vrarë 37 njerëz, përfshirë edhe Marilyn Monroe.

78-vjeçari thotë se ai ka punuar për CIA-n për 41 vjet si një agjent operativ. Ai gjithashtu pranon se ka vepruar si një vrasës me pagesë për agjencinë qeveritare midis prillit të vitit 1949 dhe marsit të vitit 1972.

Normand Hodges tashmë është në prag vdekjeje. Oficeri në pension i CIA-s ka pranuar kryerjen e vrasjeve gjatë qëndrimit të tij në spitalin e përgjithshëm, në Norfolk, Virxhinia, sipas një raporti të World News Daily.

Hodges është trajnuar në artet marciale, dhe si një snajperist. Megjithatë, ish-agjent i CIA-s tha se ai është i aftë në përdorimin e eksplozivëve dhe helmeve.

Sipas Hodges, Marilyn Monroe ishte e vetmja grua që ai kishte vrarë. Hodges tha se Marilyn “duhej të vdiste”. Monroe duhej të eliminohej, pasi sipas tij, aktorja e famshme ishte bërë një "kërcënim për sigurinë e vendit".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat