BB8: Debat në shtëpi, Diedoni i acaruar me Albën

Mediale Vip

BB8: Debat në shtëpi, Diedoni i acaruar me Albën

Më: 17 prill 2015 Në ora: 18:48

Diedoni ka shkuar në kuzhinë dhe është duke gatuar. Alba shkon pranë tij dhe në bisedë e sipër për ushqimin ajo e quan egoist dhe këtë gjë duket se ia ka thënë edhe më parë. Diedonit nuk i pëlqen kjo gjë dhe i thotë Albës “temën e egoizmit mos ma përmend kurrë” dhe duke u larguar i thotë, “bëj çfarë të duash”. Alba i thotë “hë acarohu direkt si fëmijë, nuk guxon të thuash një gjë”. Diedoni nuk i kthen përgjigje, por largohet drejt oborrit.

Diedoni është acaruar nga sjellja e Albës dhe shkon e u bashkohet të tjerëve në oborr. Alba kërkon të sqarohet me të dhe i shkon pas. Ajo ulet pranë tij dhe i kërkon që të flasin, por Diedoni ia kthen “nuk kam arsye që të flas me ty”. Alba vazhdon më tej “po ç’është kjo nuk kam arsye për të folur me ty?”. Diedoni i thotë se nuk do që të flasin dhe nis një bisedë me Fabianin.

Alba fillimisht qesh duke u përpjekur që të kalojë hatërmbetjen e Diedonit, por nuk ia arrin. Të dy përfshihen në bisedë me të tjerët që janë në oborr, por në fytyrat e tyre mund të dallohet qartë situata jo e mirë që është krijuar mes çiftit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat