Historia prekëse e Luis Suarez, ja se çka bëri për të dashurën

Mediale Vip

Historia prekëse e Luis Suarez, ja se çka bëri për të dashurën

Më: 17 prill 2015 Në ora: 09:24

Luis Suarez ka treguar një historie interesante nga e kaluara e tij. Sulmuesi uruguajan ka rrëfyer se si kishte sakrifikuar për të dashurën e tij, gruan që e ka tani, Sofian, kur ishte 16 vjeçar.

"Isha vetëm 16 vjeç, ndërsa Sofia atëkohë ishte 15 vjeçare. Ajo me familjen e tij kishte udhëtuar për në Barcelonë. Unë doja ta takoja atë dhe vendosa të bëjë çmendurinë për të udhëtuar në Barcelonë për ta takuar fshehurazi. Kisha filluar të luaj futboll, por nuk kisha para ende.

I mora të vëllau im 70 dollarë hua të cilat nuk mjaftonin fare, por që vendosa të nisem. Kur arrita në Barcelonë, në doganë më arrestuan. Më thanë se ku po shkon, ndërsa arsyeja ime ishte që ta takoja të dashurën.
Por kjo nuk mjaftonte sepse duhej një dëshmi për këtë. Nga stresi filloi të më dal gjak për hunde dhe e gjakosa një këmishë të bardhë që e kisha. Kur filluan të më kontrollonin, në çantën time ata gjetën një letër ku Sofia ma kishte shkruar adresën e saj.

Ata më besuan se po e vizitoj të dashurën dhe më lëshuan. Pas 3 orë pritje në aeroport, Sofia më takoi, por ishte shumë e shqetësuar sepse këmisha ime ishte e gjakosur" rrëfen Luis Suarez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat