Lojë me çifte, rreng për Albën

Mediale Vip

Lojë me çifte, rreng për Albën

Më: 17 prill 2015 Në ora: 00:59

Banorët vendosin të bëjnë një lojë. Të bëjnë përsëri shorteun e lidhjes së banorëve nga duart me litarë, në çifte. Ato përgatisin numrat për shorteun. Banorët i bëjnë intrigë Albës që nga shorteu, të dalin pesë çifte ndërsa ata që ngelen, domethënë tre banorë të lidhen bashkë.

Banorët bëhen gati për shorteun. Ata zgjedhin numrat dhe i hapin të gjithë përnjëherë. Formohen 5 ccifte, dhe sipas shortit ngelen Alba, Marsuela dhe Diedoni që duhet të lidhen bashkë. Alba kërkon që të lidhet në mes të Marsuelës dhe Diedonit. Xhensila i thotë Diedonit që të lidhet me Marsuelën në dorë. Alba vazhdon të ngulë këmbë se do që të jetë e lidhur në mes tyre.

Kristi i thotë se me anë të kësaj loje ajo ka një mundësi që ta njohë më mirë Marsuelën. Alba i thotë Kristit se ajo nuk do që ta njohë fare Marsuelën. Alba nuk është dakord me ndarjen. Diedoni i thotë Albës se do rri ai në mes. Alba i thotë që mos ta diskutojë fare, do rri ajo në mes. Banorët bëjnë sikur ndarja është rastësore. Ata do të lidhen në çifte pas drekës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat