Xhensila dhe Fatjoni; xhiro romantike apo rreng për 1 Prillin

Mediale Vip

Xhensila dhe Fatjoni; xhiro romantike apo rreng për 1 Prillin

Më: 1 prill 2015 Në ora: 21:39

Xhensila thërret Fatjonin me idenë për t’i bërë ndonjë rreng meqenëse është dita e gënjeshtrave. Ata dalin xhiro rreth pishinës por në të vërtetë vetëm Fatjoni flet.

Fatjoni e pyet se përse do flasin. Xhensila nuk e di konkretisht për çfarë dhe Fatjoni fillon të bëjë pyetje hipotetike në lidhje me ata të dy. Fatjoni i thotë Xhensilës se zakonisht molla e ndaluar është ajo që i pëlqen më shumë. Përsëri akoma asnjë shenjë nga Xhensila, vetëm shkëmbim batutash.

Xhiroja vazhdon gjatë. Fatjoni përpiqet që të nxjerrë diçka më shumë nga Xhensila, por nuk ia arrin dot. Xhensila me batutat e saj e bën konfuz. Xhensila i thotë që ajo do t’i thotë diçka shumë të bukur që ka lidhje me ata të dy.

Xhirot vazhdojnë shumë gjatë dhe megjithë pyetjet dhe këmbënguljen e Fatjonit, akoma asgjë. Ai nuk e kupton se çfarë bluan koka e Xhensilës dhe fantazia e saj. Xhensila më në fund dorëzohet, i thotë se meqenëse është 1 Prilli, dhe ajo donte t’i thoshte Fajtonit “Te dua”, por nuk arriti dot ta thoshte as për 1 Prill. Fatjoni i thotë se bëri gabim që nuk ia tha sepse do të ishte hedhur në pishinë pas kësaj.

Plani i radhës është që Fatjoni t’i thotë Fabianit që ka filluar të ketë ndjenja për Xhensilën. Pastaj Fabiani të bëjë si të dojë, t’ia thotë banorëve ose jo.

Fatjoni shkon te Fabiani dhe i thotë se çfarë ndjen, pavarësisht asaj që Xhensila mund të ketë jashtë shtëpisë. Fabiani e këshillon që të bëjë kujdes sepse kjo histori do e largojë nga loja dhe nga ëndrra e tij. Lajmi përhapet shumë shpejt te banorët e tjerë. Fatjoni nuk tërhiqet nga deklarata e tij në prani të tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat