Kësaj radhe jo Kim, por Khloe Kardashian

Mediale Vip

Kësaj radhe jo Kim, por Khloe Kardashian

Më: 1 prill 2015 Në ora: 20:12

Kim Kardashian, që së fundmi ka bombarduar mediat dhe publikun me “zhveshjet” e saj provokuese, si duket ka konkurrencë sa i përket bukurisë dhe trupit magjepsës.

Khloe Kardashian, motra 30 vjeçare e Kimit, së fundmi ka postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, në të cilin vërehen vijat e trupit të saj perfekt, duke i treguar kështu rezultatet e fitnesit të vazhdueshëm.

Ylli 30 vjeçar është parë shpeshherë në rrugën e saj për në shtëpi, pas fitnesit. Ndërsa pas një kohe të ushtrimeve të vazhdueshme, ajo nuk hezitoi t’i shfaq rezultatet e arritura.

Në një fotografi që ajo postoi, shihet me një veshje shumë të ekspozuar dhe të bukur. Ajo poashtu kishte veshur një palë këpucë me take ngjyrë ari./F.Sylka/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat