Bleona vendos: Do të martohem (Foto)

Mediale Vip

Bleona vendos: Do të martohem (Foto)

Më: 1 prill 2015 Në ora: 19:03

Pasi ka shprehur dëshirën për të gjetur një partner shqiptar gjatë një prej puntatave të “X Factor Albania”, këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti ka deklaruar se tashmë e ka gjetur bashkëshortin e ardhshëm edhe pse nuk është nga Shqipëria.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Bleona ka publikuar një foto me legjendën e muzikës Rock, Steven Tyler, ku thotë se me të do të martohet.

Vokalisti i grupit legjendar “Aerosmith” ka pozuar pranë këngëtares shqiptare tepër i qeshur, por nuk dihet ende nëse kjo është një foto e vjetër, apo aktuale.

67-vjeçari ka qenë dy herë i martuar dhe ka 4 fëmijë.

Ndërkohë Bleona nuk ka shpjeguar nëse kjo deklaratë është e vërtetë apo një shaka për 1 prillin. tvklan.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat