Nuk ka më dilema: Dardan Berisha dhe Adelina Tahiri në lidhje

Mediale Vip

Nuk ka më dilema: Dardan Berisha dhe Adelina Tahiri në lidhje

Më: 1 prill 2015 Në ora: 16:35

Duket se basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha, e ka gjetur veten te një femër që vjen nga Shkupi dhe ajo është askush tjetër pos këngëtares, Adelina Tahiri.

Telegrafi mëson se Dardan Berisha vazhdimisht është në shoqëri të Adelina Tahirit, përpos kur lojtari del vet të argëtohet pa praninë e këngëtares.
Si do që të jetë, se Dardani dhe Adelina kanë një romancë kjo vërehet tash e sa kohë, me daljet e tyre në publik.
Telegrafi ka siguruar edhe një fotografi në një ngjarje së fundmi nga grimerja Vjosa Metaj – Cena e cila ka festuar 10 vjetorin. Aty Adelina Tahiri dhe Dardan Berisha janë parë shumë afër njëri-tjetrit.
Ndryshe Dardan Berisha nuk njihet vetëm si basketbollisti më i mirë në Kosovë, por edhe si një prej hamshorëve më të mëdhenj në sportin e Kosovës.
Ai njihet për lidhjet e tij me disa prej femrave më të bukura në vendin tonë, kurse para Adelina Tahirit ai është parë duke dalë me modelen, Elita Rudi, teksa në të kaluarën ka pasur lidhje edhe me femra të famshme në Poloni, aty ku edhe e ka ushtruar profesionin e basketbollistit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat