Frika e 1 Prillit te VIP-at

Mediale Vip

Frika e 1 Prillit te VIP-at

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 1 prill 2015 Në ora: 12:52

Si shumë festa të tjera të çuditshme për botën shqiptare dhe që nuk e kanë zanafillën nga shqiptarët, edhe 1 Prilli, apo siç njihet ndryshe si “Dita e Gënjeshtrave, apo dikush e quan si “Dita e Shakave”, zë vend dhe praktikohet edhe te ne. Flitet se në kohët e hershme shakatë ishin krejt ndryshe, për shembull ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte. Por gazeta jonë kontaktoi me disa personazhë publikë shqiptarë dhe i pyeti se a kanë frikë ata se dikush sot mund ti gënjejë, dhe a kanë qenë ndonjëherë të gënjyer, me ndonjë super gënjeshtër në këtë ditë të 1 Prillit. Për më shumë për “Bota sot” rrëfejnë këta personazhë.

Rovena Stefa: (Qesh shumë).. Është festa që e kam më së shumti frikë, sepse në familjen time çdo vit mami arrin të thurë gënjeshtra ekstreme, dhe këtë e bën çdo 1 Prill, por në forma që çdo herë janë të papritura dhe ne biem pre. Urojmë që këtë vit të jetë sa më e lehtë.

Gena: Njerëzit sot më tepër llogarisin interesin sesa vlerat shpirtërore, kjo ndodh shpesh sidomos në fushën tonë të artit qq ka shumq maska. Normal që dhe jam gënjyer duke qenë se jam natyrë që dua të krijoj besim tek dikush, më bën të ndihem më i qetë kur nuk krijoj dyshime, por kuptohet nuk i besoj gjithkujt. Ditës së një prillit nuk është se i kushtoj shumë rëndësi, të them të vërtetën nuk më kanë thurur ndonjëherë ndonjë gënjeshtër të madhe, mundohem mos bie pre e gënjeshtrave !!!

Vivian Canaj: 1 Prilli është dita e vetme në të cilën njeriu mund të sajojë lirshëm një gënjeshtër. Në të vërtetë unë mendoj që në këtë ditë genjeshtrat janë kryesisht me humor, apo në formë shakaje. Për këdo sajesa e një gënjeshtre me qëllim mashtrimi nuk mund të justifikohet me alibinë e 1 Prillit. Megjithatë për fat të keq edhe nga gënjeshtrat "e këqija" duhet të ruhemi sepse janë jo pak ata që nuk e kanë problem të thurin të tilla gënjeshtra.
Fatmirësisht deri më sot nuk kam rënë pre e ndonjë gënjeshtre të kësaj natyre. Sigurisht edhe unë si shumica e njerëzve përdor ndonjëherë gënjeshtra "të bardha".

Big Mama: Kam frikë sigurisht se edhe unë jam njeri me ndjenja edhe pse dukem Big (qesh), më ka ndodhur shpesh të më gënjejnë sepse unë nuk gënjej jam një person shumë transparent dhe u besoj të tjerëve, nuk ka pasur ndonjë rast shumë specifik që më kanë gënjyer, por zakonisht shoqëria më bën këtë, unë shpesh vonohem nëpër takime shkak i trafikut, dhe më ka ndodhur kur më kanë telefonuar që të kthehen urgjent përsëri nga aty ku kam nisur për ndonjë për arsye dhe unë ju kam besuar a në fakt më kanë gënjyer, e më pas ka pasuar dënimi për ta (qesh).

Mira Janji: Po patjetër se është dita e tillë që i përket ditës së gënjeshtrës. Janë çdo vit nga shoqëria ime dhe nuk di nga tja filloj...(Qesh) .

Devis Xherahu: Atë ditë të gjithë mund të gënjejnë dhe pres gjithçka nga çdokush. Ndërsa mua më ka gënjyer e dashura para dy vitesh, më tha se do të kishte një sfilatë në Itali, ndërkohë po atë ditë ma bëri suprizë te lokali ku unë performoja.

Arbër Zeka: Po frika gjithmonë egziston dhe gjithmonë biem pre e 1 Prillit dhe na ndalin zemrën nga gënjeshtrat që na bëjnë, ku dinë të jenë të llojllojshme dhe nga ato që as nuk i paramendojmë.

Shkenda Dubova: Gjithmonë e kam hëngër këtë ditën e gënjeshtrave, e kam frikë që do më bëjnë diçka. Më e madhja ka qenë kur më kanë thirrë në orën 1 pasmesnate e më kanë thënë që ta kanë thy lokalin, ti kanë vjedhur gjërat komplet më ka trondit shumë keq. Kam një shoqëri shumë shakagjinjë, e ta shoh se çka po më bëjnë, e do të mundohem të jem në dijeni./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat