Shyhretja dhe Remzije: Tatimet i paguajmë, jemi të pastra para ligjit

Mediale Vip

Shyhretja dhe Remzije: Tatimet i paguajmë, jemi të pastra para ligjit

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:31

Dy emrat më të dashur të skenës sonë Shyhrete Behluli dhe Remzije Osmani janë gjendur në listën e cila është publikuar nga Indeksonline, ku thuhet se 50 këngëtar do të përballen me ligjin për shkak se nuk paguajnë tatime, por dy këngëtaret për lajmi.net kanë deklaruar ndryshe…

Shyhrete Behluli, këngëtarja e njohur e muzikës popullore për lajmi.net ka thënë se ajo është e pastër para ligjit dhe nuk ka asnjë borxh. „Nuk e di përse indeksonline ka shkruar edhe emrin tim aty. Unë paguaj rregullisht tatimet që nga viti 2001 apo 2002, nuk e di sigurt, i kam të gjitha letrat në shtëpi. Luli, bashkëshorti im rregullisht merret me këtë. Është dashur të kontaktojë me ne para se të njollos emrin tim “, ka thënë këngëtarja duke vazhduar.

„Mua nuk më intereson për asnjë tjetër, mund të them vetëm për vete që jam shumë e rregullt. Në fund të fundit unë udhëtoj edhe jashtë vendit, e po të mos isha tatim paguese e rregullt, nuk do të merrja as vizë“, ka thënë këngëtarja.
Në anën tjetër edhe Ramzije Osmani, thekson se është paguese e rregullt e tatimeve. „Që nga viti 2001, i paguaj rregullisht tatime. E pash lajmin në indeksonline, por nuk e di nga e kanë marrë që unë nuk paguaj. Unë jam paguese e rregullt dhe tatimet i paguaj në Prizren, andaj me shumë përgjegjësi them që jam e pastër para ligjit“.

Ndërkaq sipas burimeve të lajmi.net brenda policisë hetimet kanë filluar. Mbetet të pritet deri në përfundim se cilat janë ata emra të njohur të skenës sonë që i kanë borxh shtetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat