”Rolling Stones” turne në Amerikën Veriore

Mediale Vip

”Rolling Stones” turne në Amerikën Veriore

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:02

Grupi ”Rolling Stones” deklaroi sot në rrjetet sociale se do zhvillojë një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada në 15 stadiume të ndryshme duke nisur nga data 15 maj.

Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe Charlie Watts do të fillojnë këtë turne të quajtur “Zip Kodi” në San Diego më 24 maj dhe më pas në Columbus, Mineapolis, Dallas, Atlanta, Orlando, Nashville, Pitsburg, Milwaukee, Kansas City , Raleigh, Indianapolis, Detroit dhe Buffalo më 11 korrik.

Grupi legjendar britanik do të ndezë më pas festivalin e verës në Quebec më 15 korrik.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer që do jemi përsëri në Amerikën e Veriut këtë verë për të luajtur në stadiume”, tha 71-vjeçari Mick Jagger në faqen e grupit në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat