Chris Martin, Rihanna e përkrahin kompaninë e Jay Z

Mediale Vip

Chris Martin, Rihanna e përkrahin kompaninë e Jay Z

Më: 31 mars 2015 Në ora: 08:17

Disa nga yjet më të njohura të muzikës në botë, përfshirë Beyonce, vokalisti i “Cold Play”, Chris Martin dhe Rihanna, e kanë përkrahur kompaninë e transmetimit të këngëve në internet të Jay Z, Tidal.

Kompania ka nisur punën të hënën ndërsa është vetdeklaruar si kompania e parë e tillë që është pronë e një artisti.

Bashkpronarët e kompanisë, Kanye West, Daft Punk, Alicia Keys, Madonna dhe artistë të tjerë kanë qenë në New York që të nënshkruajnë një deklaratë bashkëpunimi të cilën e kanë quajtur, “një epokë tërësisht të re”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat