Justin Timberlake rikthehet në skenë

Mediale Vip

Justin Timberlake rikthehet në skenë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 00:08

Justin Timberlake asnjëherë nuk zhgënjen me shfaqjet e tij për publikun e gjerë, jo vetëm si artist, por edhe si personazh shume i dashur për skenën.

Në natën e çmimeve “iHeartRadio Awards”, Timberlake, mori kupën për krijuesin më të mirë. Pasi falenderoi dhe inkurajoi të gjithë mbështetësit e tij se duhet të jenë të veçantë, për të bërë dallimin, Timberlake u shpreh: Në fund të fundit nuk mund të kemi krijimtari pa pasur krijimtari, ndaj në fund dua të falenderoj shoqen time më të mire, bashkëpunëtoren time të preferuar, bashkëshorten time Jessica Biel. E dashur unë mezi po pres të shoh se ç’ mrekulli kemi krijuar ne të dy.

Aktorja Biel dhe Timberlake janë në një lidhje dashurie që prej vitit 2012, të cilën e kanë kurorëzuar me martesë, si edhe janë në pritje të një fëmije.

Çifti ka preferuar të qëndrojë larg thashethemeve duke e mbajtur marrëdhënien e tyre larg fokusit të kamerave. Por një këshillë që vjen nga Justin dhe Jessica është se ‘ndonjëherë të mirat janë shumë pranë nesh dhe nuk kemi sy për t’i dalluar, kështu që miku juaj më i ngushtë mund të rezultojë që në një të ardhme të jetë edhe bashkëshorti juaj më i mirë’!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat