La Galaxy 16.8 milionë paund shtëpi për Gerrard

Mediale Vip

La Galaxy 16.8 milionë paund shtëpi për Gerrard

Më: 29 mars 2015 Në ora: 22:50

Yllit të njohur të futbollit Steven Gerrard dhe familjes së tij i është ofruar një super shtëpi luksoze prej 16.8 milionë paund në Malibu nga klubi i tij i ri i futbollit, La Galaxy.

Skuadra e njohur e futbollit do të paguajë një qera prej 13.440 paund në javë në mënyrë që familja në fjalë të shijojë më së miri pamjen e mrekullueshme të oqeanit. Kjo qera do të paguhet për plot 18 muaj, aq sa është dhe kontrata e futbollistit me klubin e ri.

Në këtë shtëpi do të jetojë Steven 34 vjeç, bashkëshortja e tij Alex, 32 – vjeç, si dhe tre vajzat Lilly – Ella 11 vjeç, Lexie 8 vjeç dhe vajza e vogël 3 – vjeçare, Lourdes.

Familjarët do të transferohen në SHBA në muajin qershor, të cilët do të jetojnë si yjet e Hollywood-it, pasi kjo super shtëpi do të ketë 6 dhoma gjumi dhe 9 banjo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat