Rihanna, “FourFiveSeconds”, tashmë Disk i Artë

Mediale Vip

Rihanna, “FourFiveSeconds”, tashmë Disk i Artë

Më: 29 mars 2015 Në ora: 17:45

Kënga e re e Rihanna, “FourFiveSeconds’, realizuar në bashkëpunim me Paul McCartney dhe Kanye West, ka marrë çertifikimin e Diskut të Artë për shitjet.

Është kënga e parë që thyen heshtjen diskografike të Rihanna, që zgjat prej 3 vitesh, kur doli disku i fundit i saj “Unapologetic”, e që ka hapur rrugën drejt albumit të ri që parashikohet të jetë gati brenda vitit.

Në pritje të produktit të ri, i teti në karrierën e saj, Rihannna ka publikuar në ditët e fundit një tjetër këngë, “B*tch Better Have My Money”.

Edhe kjo, që është në dispozicion të dëgjuesve në të gjitha dyqanet dixhitale, në një kohë fare të shkurtër ka arritur majën e klasifikimit në formatin dixhital në të gjithë botën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat