Big Brother, Ish-bashkëshortja e Kikës: E lashë sepse ishte homoseksual

Mediale Vip

Big Brother, Ish-bashkëshortja e Kikës: E lashë sepse ishte homoseksual

Më: 28 mars 2015 Në ora: 11:21

Banorët të çdo edicioni të shtëpisë së Big Brother janë gjithnjë në qendër të spekullimeve mediatike. Gjatë këtij edicioni një ndër emrat më të përfolur në media është Kika, gazetari nga Peja Kreshnik Husaj, për të cilin spekullohet se është homoseksual.

Në një prononcim për mediat ka qenë vet ëish-bashkëshortja e tij Vlora Tahiri, e cila ka pohuar se ndarja me të ka ardhur pikërisht për këtë arsye. Sipas saj gjatë martesës së tyre njëvjeçare Kika kishte sjellje të çuditshme rreth të cilave, Vlorës I kishin lindur dyshime rreth seksualitetit të bashkëshortit të saj asokohe.

“Jam penduar shumë që mora një vendim të tillë në jetën time, duke u martuar me një njeri si ai. Kjo ndjesi pendese më është përforcuar më shumë disa muaj më parë kur më thanë se ai në të vërtetë është homoseksual. Në fakt fjalët I vunë vulën dyshimit që kisha për prirjet e tij ndikuar nga sjelljet e tij të çuditshme gjatë martesës sonë”,-është shprehur ish-bashkëshortja e konkurrentit.

Kika gjithashtu është mjaft I diskutuar edhe për debatin e ashpër që ka patur në shtëpinë e Big Brother me Albën, një tjetër konkurrente pjesë e këtij reality show.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat