Kika e kap për fyti Albën! (Video)

Mediale Vip

Kika e kap për fyti Albën! (Video)

Më: 27 mars 2015 Në ora: 21:53

Një debat ka ndodhur midis Kikës dhe Albës, shkak për ketë u bë një fjalë e Kikës, i cili i ka thënë Albës “të dua”.

Alba nga ana e saj i është lutur Kikës që mos t’ia thotë më, sepse e bën për të vjellë, ajo është një fjalë aq e bukur, por e thënë nga goja e tij duket e neveritshme.

Debati ka precipituar edhe më tej kur Kika i ka thënë Albës “ti ke kërkuar të bësh koalicion me mua kundër Xhensilës”. Alba e mohon këtë gjë, ndërsa Kika ka thënë që do të shohin filmimet.

Alba e sigurt nga ana e saj i ka thënë që do t’i shohin, por nëse del e kundërta, çfarë do bëjë, sepse publikun nuk e gënjen dot.

Alba komenton Kikën duke i thënë “që loja jote është hipokrizi, sepse ti këtej të puth dhe prapa krahëve të shan. Ke futur gjithë banorët në sherr me njëri-tjetrin, sepse sajon gjera të paqena.

Alba i ka sugjeruar Kikës që i leverdis ta mbaj mirë me Albën meqë janë çift. Ajo i thotë Kikës “po të dua e shkatërroj figurën tënde në sekondë me gjërat që di për ty”.

Kjo gjë e ka nxehur Kikën, i cili ka kapur për fyti Albën, ndërsa banorët janë munduar ta qetësojnë atë.

Për më tepër ndiqeni videon e mëposhtme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat