Belen dhe Stefano largojnë krizën, darkë romantike në plazh

Mediale Vip

Belen dhe Stefano largojnë krizën, darkë romantike në plazh

Më: 27 mars 2015 Në ora: 17:46

Banjë dielli në plazh dhe darkë me qirinj të ndezur. Belen dhe Stefano de Martino nuk duket se janë “prekur” shumë nga stuhia që kanë përjetuar në Itali mes krizës së mundshme të çiftit, kritikave apo shfryrjeve.

Dhe nga një lokalitet i panjohur, “showgirl”-i argjentinas, vazhdon të postojë foto “siguruese”. Mesazhi? Në shtëpinë e tyre gjithçka shkon shumë mirë.

Të dy janë ulur në një tryezë në një restorant në plazh, “Buenas noches”, ka shkruar Belen, e veshur si gjithnjë seksi, me krahët të zbuluar dhe flokët të kapur, duk shfaqur dhe tatuazhin në krah.

Stefano i buzëqesh fotografit, duket në paqe me veten pas shfryrjes pak ditë më parë në rrjetet sociale kundër atyre që e kanë cilësuar “të dobët”.

“Nuk kam lindur me këmishë dhe gjithnjë kam punuar shumë për realizimin ti personal…”, – shkruan. Një kuadrat romantik, që nuk lë dyshime, të paktën në dukje, ku mes të dyve kriza është larguar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat