Cozman rreh Tunën, i nxin syrin

Mediale Vip

Cozman rreh Tunën, i nxin syrin

Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:25

Ka kohë që janë në lidhje. Por, këngëtarja Tuna Sejdiu dhe i dashuri i saj Cozman nuk i kanë punët mirë mes tyre.

Indeksonline ka mësuar se Cozmani e ka goditur Tunën në sy duke i shkaktuar asaj një frakturë.

Po ashtu, burime të Indeksonline brenda policisë kanë mësuar se policia e Kosovës që një kohë të gjatë është duke marrë ankesa nga banorët e lagjes Arbëria, aty ku jeton çifti, të cilët po ankohen se ata të dy po përleshën gjatë gjithë kohës.

Një fqinj i tyre ka thënë se këngëtarja shpeshherë e nxjerr nga banesa reperin. Madje ai ka treguar se një ditë i ka dëgjuar teksa Tuna po i bërtiste Cozmanit dhe po ia kërkonte telefonin për t’ia kontrolluar.

Madje, edhe në rrjetet sociale ka kohë që Tuna nuk ka postuar ‘selfie’ për të cilat njihet dhe kjo pasi që syri i saj vazhdon të jetë i mavijosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat