Dallimi është në mes ditës dhe natës

Mediale Vip

Dallimi është në mes ditës dhe natës

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 27 mars 2015 Në ora: 12:33

Sigurisht që një ide e tillë do të vijë së shpejti me realizim sigurisht që po. Të këndosh me çiftin e zonjës Shahindere Berlajolli s’është aspak e lehtë, sepse siç thonë të këndosh me një DIVE është privilegj dhe në të njëjtën kohë e tmerrshme, sepse nuk guxoj të gaboj në detaje.

I thjeshtë dhe i lindur për të pushtuar me zërin e tij unik skenën. Shumë artistë thonë që nëse fati do të donte që ai të kishte jetuar në ndonjë shtet tjetër, sot do të ishte super i famshëm. E kemi fjalën për personazhin tonë këngëtarin Ardit Stafa, i cili na falënderon jashtëzakonisht kur e kontaktojmë për ta intervistuar për “Bota sot”. Ka shumë për të thënë, por gjithashtu na tregon se po vjen në skenë në një festival dhe me shumë projekti muzikore.

“Bota sot”: Si je dhe ku e kemi Arditin?
-Mirë shumë të falënderoj për këtë interviste kaq origjinale dhe shumë energjike që vetëm ju dini ti krijoni. Arditi po të më pyetni gjeografikisht ndodhem në Maqedoni, por në aspektin artistik Arditi vjen së shpejti me këngë të reja, këngë nga të cilat disa prej tyre janë incizuar këto ditë.

“Bota sot”: Beson dhe ti se i ke munguar pak publikut?
-Pyetje shumë me vend kjo, po sigurisht që i kam munguar skenës, fansave të mi, sepse vetëm rritet numri i atyre që po më thonë: “Ardit mjaft ishe në hibernacion, koha është të kthehesh skenës”. Më mungon skena shumë.

“Bota sot”: Ke qenë në Turqi, cila ishte arsyeja?
-Po kam qenë disa herë vitin e kaluar dhe sërish do të shkoj, sepse do të bëj një kyçje andej në aspektin muzikor. Arsyeja është çdo herë në lidhje me muzikën, por asgjë definitive ende s’ është prandaj do ta kisha lënë kur të ndodhin gjërat atëherë me fakte të intervistohem nga ana juaj edhe atë eksluzivitetin do ta kesh ti.

“Bota sot”: Arditi është edhe profesor muzike, po të binden studentët?
-Po sigurisht që po, shkurt thjesht po.

“Bota sot”: Ardit më trego të drejtën muzika sot është ndopak në nivel me atë që ti këndoje para disa viteve si "Ditët e Fundit" me Gilin.
-Muzika fatkeqësisht sot nuk ka nivelin e duhur me kohën në të cilën unë kam kënduar dallimi është në mes ditës dhe natës, por s’do të thotë që s’kemi këngëtarë cilësorë, mirëpo janë shumë të paktë, dhe nuk vijnë në shprehje aspak. Nga pornografia muzikore që e shohim nëpër ekrane pa censure kjo s’ka aspak logjike, turp.

“Bota sot”: Besoj se shumë prej këtyre vajzave që këndojnë të kanë ofruar për të bërë ndonjë duet?

-Po një pjesë nga ato sigurisht që po.

Kujt nuk do ti thoje JO dhe pse?
-Nuk do ti thoja jo Linda Halimit, Rona Nishliut, nuk do ti thoja jo Adelina Thaçit, Teuta Kurtit, Flaka Krelanit, sepse këto vajza, janë këngëtare mbi gjitha, e secila ka vokal të mrekullueshëm.

“Bota sot”: Po një duet me nënën, artisten e madhe po e mendon?
-Ooooooo pyetja e shekullit... (Jep shumë komplimente për ne). Sigurisht që një ide e tillë do të vijë së shpejti me realizim sigurisht që po. Të këndosh me çiftin e zonjës Shahindere Berlajolli s’është aspak e lehtë, sepse siç thonë të këndosh me një DIVE është privilegj dhe në të njëjtën kohë e tmerrshme, sepse nuk guxoj të gaboj në detaje, sepse pranë ke një DIVE që e din shumë mirë se si duhen shkuar gjërat në fushën e këndimit.

“Bota sot”: Ne dimë gjithashtu se ti ke gati një këngë të re për Festivalin “Çelësi Muzikor 9”, diçka më shumë për këngën?
-Po e saktë, është konfirmuar pjesëmarrja ime në këtë festival. Do të jetë një këngë shumë e veçantë, sërish do të jetë një baladë, ku tekstin dhe muzikën i ka bërë Ilir Berani, si dhe realizimi i këngës është bërë në Shkup te Ardian Kastrati.

“Bota sot”: Ku ka mbetur princesha e Arditit? A duhet të jetë ajo artiste?
-Po princesha ekziston sigurisht që po... (Qesh). Jo nuk do të thotë të jetë artiste, mirëpo ka shpirt artisti... (Qesh).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat