Kë e ka lënë Capital T në Amerikë?

Mediale Vip

Kë e ka lënë Capital T në Amerikë?

Më: 27 mars 2015 Në ora: 00:57

Reperi i njohur Capital T ka jetuar një kohë në Amerikë. Ai, ka thënë se i pëlqen shumë Amerika dhe stili i jetës atje.

Reperi më produktiv në tregun muzikorë shqiptar, gjithmonë është treguar i rezervuar sa i përket jetës private.

Ndonëse 23 vjeçar, deri më tani askush nuk e di nëse ka qenë ose jo Capo në lidhje me ndonjë vajzë.

Megjithatë, zëra të ndryshëm thonë se gjatë qëndrimit në Amerikë, Trimi, i njohur si Capital T, ishte njohur me një vajzë dhe kishte rënë në dashuri. Reperi nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, megjithëse persona për rreth tij thonë se ajo ishte vërtet një histori dashurie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat