Albert Stanaj, i thjeshtë dhe me ambicie duke kënduar krah Chris Brown, Drake dhe producentit Jay-Z

Mediale Vip

Albert Stanaj, i thjeshtë dhe me ambicie duke kënduar krah Chris Brown, Drake dhe producentit Jay-Z

Më: 26 mars 2015 Në ora: 22:21

LOS ANGELOS CA - Me shumë mundësi as që ia keni idenë se kush është Albert Stanaj, por të jeni të sigurt se ky djalë do të bëjë bujë këtë vit. Dhe këtë e paralajmëron në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke kënduar krah Chris Brown, në shtëpinë e Drake dhe në krah të producentit Jay-Z, kompania e të cilit ka në menaxhim këngëtarë si Rita Ora, Rihanna, Kanye West e shumë yje të tjera të muzikës. “2015, vetëm jini gati,” shkruan djaloshi shqiptar duke lënë të kuptohet se emri i tij do të dëgjohet fort gjatë këtij viti.
Ai ka kënduar dhjetëra këngë të famshme të cilat i ka postuar në Youtube, Vine, Instagram etj. dhe mbështetëse e tij madje është edhe Kim Kardashian, e cila ka postuar videon e tij duke kënduar “Only One” të Kanye West në Twitter. 20-vjeçari Stanaj, në profilin e tij në Instagarm ka edhe foto me futbollistin Xherdan Shaqiri për të cilin thotë se është mbështetës i tij. Dhe ajo që duket qartë, është se talenti i tij është i jashtëzakonshëm. Ai jeton në New York ku prej pak kohësh është diplomuar në shkollën e mesme Archbishop Stepinac në të cilën ka fituar bursë për talentin e tij të jashtëzakonshëm në teatër.
Stanaj është shfaqur edhe në “Dancing With the Stars” në rolin e këngëtarit pak kohë më parë. Gjatë një interviste për Creative Recreations, ai ka folur për idhujt e tij më të mëdhenj në muzikë të cilët ishin Michael Jackson, Maxwell dhe Whitney Houston. Grupet e produksionit The Stereotypes dhe Da Internz, me të cilët po punon Stanaj aktualisht, kanë punuar edhe me yje si Rihanna, Big Sean, Justin Bieber, Chris Brown etj. kështu që kjo, mund të jetë një mundësi e artë për 20-vjeçarin. Rita Ora, liro rrugën, një shqiptar tjetër po është gati të shkëlqejë në Hollywood.

(Zach Frydenlund is a writer living in New York City and an elite blogger for Complex Music. Follow)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat