Kam pasur fatin si me pikë prej qielli

Mediale Vip

Kam pasur fatin si me pikë prej qielli

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 26 mars 2015 Në ora: 21:39

Mjaft e re në skenë por me një super sukses, kjo fjalë “super” asaj vetë nuk i pëlqen dhe me modesti nuk don ta quajë vetën kështu. E në fakt personazhi ynë sot në intervistën për “Bota sot”, ka vërtetë edhe një super emër, pavarësisht se në skenë ka preferuar të quhet thjesht Kida, emri i saj i vërtetë është Orhidea Latifi. Çdo këngë e saj e lansuar me klip bllokon klikimet e menjëhershme dhe arrin deri në miliona. Së fundi ajo ka ardhur një tjetër hit me titull “Boni zo”, e ka mbledhur vetëm për 5 ditë gjysmë milion shikime. Por a mendon ajo se edhe këtë herë ia ka qëlluar, cili është pasioni tjetër që e ka treguar në këtë klip, dhe a ka ajo idhujt e saj? Kida flet në intervistën më poshtë!.

“Bota sot”: Kida sërish ke qëlluar me këngën e re?

- Shpresoj që ja kam qëlluar, por si po e shoh mirë po e presin këngën, kështu që po më duket ja kam qëlluar.

“Bota sot”: Duket pak më shumë ritmike se të parat kjo këngë?

- Po kënga është tjetër zhanër është House dhe RnB me ritmike për sezonin veror.

“Bota sot”: Kush po bën zë, dhe për mirë apo për keq?

- Zë po bëjnë për mirë, se kënga është bërë për disko, e aty zakonisht kënaqen për të mirë.

“Bota sot”: Në këtë këngë dhe klip Kida ka treguar edhe për pasionin tjetër, atë të kërcimit?

- Unë kam vallëzuar me vite, dhe e kam pasion, e në këtë video kam treguar pak aftësitë e mia të vallëzimit.

“Bota sot”: Ti erdhe me stil të veçantë dhe sikur pike nga qielli, ky sukses kaq i shpejtë po e jeton si në ëndërr?

- Mund të them që me njerëzit që punoj unë kam pasur fatin si me pikë prej qielli, kurse suksesi u arrit me shumë punë dhe mund.

“Bota sot”: Mendon se ke krijuar tërmet tek femrat këngëtare që i gjete në skenë?

- Jo unë e kam pasion këndimin, dhe nuk kam hyrë në skenë për të krijuar tërmet dikujt, thjesht kënaqem me këtë që bëj.

“Bota sot”: Ti je Super Kida apo talenti Orhidea?
-?

“Bota sot”: Çmendon Kida për talentet që ndoshta erdhen me ty në skenë në të njëjtën kohë si: Enca, Era?

- Unë mendoj se të dyja janë shumë të mira e ju uroj suksese në karrierë, dhe më vjen mirë që skenës po i shtohen emra të rinj.

“Bota sot”: I sheh ato si konkurente?

- Jo

“Bota sot”: Po me shkollën si po e kalon, e ke lënë pak pas dore?

- Shkollën nuk e kam lënë pas dore, por e kam pak më vështirë se më parë.

“Bota sot”: A vazhdon Kida të ketë një idhull në muzikë, qoftë të huaj apo shqiptar?

- Po edhe Kida si çdo femër e re ka idhujt e saj, shqiptare Rita Ora e nga të huajat Rihana.

“Bota sot”: Projekti i rradhës do të jetë kur?

-Projekti i radhës është me reperin Mozzik, i cili edhe është anëtar i shtëpisë tonë “On Records”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat