Fotografitë e fundit të Marilyn Monroe dalin në ankand

Mediale Vip

Fotografitë e fundit të Marilyn Monroe dalin në ankand

Më: 7 mars 2015 Në ora: 00:00

Disa fotografi të Marilyn Monroe, të realizuar nga miku i saj pak para se të vdiste do të dalin në shitje. Ato janë shkrepur më 13 korrik 1962, në plazhin Santa Monica dhe miku i saj George Barris atë kohë kërkonte që të realizonte një album.

Natyrisht që ajo nuk e dinte se ato do të ishin fotografitë e fundit, por disa javë më vonë, pikërisht me 5 gusht të atij viti, zemra e saj ndali për shkak të mbidozës së barbiturates, duke lënë një boshllëk të madh tek fansat e saj të panumërt dhe një trashëgimi mbresëlënëse.

Tani pas më shumë se 50 vjetësh nga vdekja e saj, të gjitha fotot janë dëshmitë e jashtëzakonshme e bukurisë dhe sharmit të papërballueshëm të divës.

Ato do të dalin në shitje dhe pritet që fotografi George Barris të përfitojë një shumë të majme parash. “Vogue Magazine”, ka shfaqur interes të madh për ato.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat