Madonna blen shtëpi 20 milionëshe në Izrael

Mediale Vip

Madonna blen shtëpi 20 milionëshe në Izrael

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:06

Pas dekadave të suksesshme në muzikë dhe milionave që ajo ka fituar, duket se Madonna ka vendosur të bëjë shpenzim serioz duke blerë një shtëpi.

Sipas TMZ, blerja e fundit e krijueses së hiteve është një shtëpi jashtëzakonisht luksozve, e realizuar nga Richard Meier e që ndodhet në Tel Aviv të Izrealit.

Çmimi i kësaj shtëpie është jo më pak se 20 milionë euro.

Shtëpia ka një pamje fantastike kah deti i Mesdheut dhe pos tjerash ka gjithë aparaturën e fitnesit të instaluar, një pishinë super luksoze me pamje kah qyteti dhe deti.

Madonna sapo ka lansuar albumin e saj të ri “Rebel Heart”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat