Bleona ia kalon Rihanës dhe Lady Gagas për zhveshje

Mediale Vip

Bleona ia kalon Rihanës dhe Lady Gagas për zhveshje

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:27

Është vetë këngëtarja Bleona Qereti e cila ka bërë publik sot lajmin e klasifikimit të saj në listën e artistëve të cilët kanë parakaluar gjysmë lakuriq mbi tapetin e kuq.

Klasifikimi është bërë nga reviste prestigjioze Elle e cila ka vendosur në vendin e parë Kim Kardashian duke u ndjekur nga Rita Ora, ndërsa e treta Irina Shayk.

Por klasifikimi ka habitur të gjithë kur në vendin e katërt është renditur këngëtarja shqiptare Bleona Qereti.

Vajza nga Elbasani, u shfaq me një fustan rrjetë vetëm me të brendshme mbi tapetin e American Music Awards 2014.

Bleona ndiqet më pas Rihanna e pesta dhe Lady Gaga e gjashta, ndërsa e shtata klasifikohet Amber Rose.

Lista mbyllet nga Miley Cyrus, Iggy Azalea dhe e fundit Melody Thorton.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat