50 Centi Shqiptar

Mediale Vip

50 Centi Shqiptar

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 6 mars 2015 Në ora: 19:45

Një reper me plot stil dhe ashtu siç edhe quhet klipi më i ri ka sjellë freski në rrymën Hip-Hop. Kënga “Fresh” është pritur shumë mirë jo vetëm nga shqiptarët por është dëgjuar edhe nga të huajt pasi kënga është edhe në versionin anglisht. Quhet Labinot Gashi, reperi i cili njihet nga të gjithë me emrin artistik daOne, ku në rrëfimin e tij për “Bota sot” tregon jo vetëm domethënien e këtij emri, por edhe të rejat në krijimtarinë e tij artistike. Ai nuk pranon të përmendë emra kolegësh por ka nga shumë ata të cilët mezi e kanë pritur rikthimin e tij si solist, e inkurajohet edhe me ata që e xhelozojnë. A ka menduar daOne ndonjë duet me ndonjë artiste femër dhe cili është projekti i rradhës? Për më shumë për reperin e vecantë dhe plot talent ju flet intervista.

“Bota sot”: Si është daOne, e vërtetë që je njësh?

-Nëse është pyetja për muzikë atëherë stilin e muzikës që boj besoj që jam njësh.

“Bota sot”: Si po shkon kënga, ashtu siç e kishe pritur po ecën?

- Kënga e re “Fresh” ka ecur dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat dhe artistët e tjerë të estradës gjithashtu edhe nga artistët e huaj ku kënga është shqip edhe anglisht.

“Bota sot”: E pse “Fresh” dhe version edhe në anglisht?

- Për shkak që pas një pauze të gjatë vendosa të kthehet si solo artist, edhe me një stil më ndryshe pra fresh me produksionin e ri dhe të vetmin muzikor për hip-hop profesional në rrafshin e Dukagjinit “Perëndimi Eger ENT” gjithcka u lidh, kurse pasi që teksti i këngës është gjysë shqip e gjysë anglisht vendosa emrin me ja lënë anglisht “FRESH”.

“Bota sot”: E domethënien e daOne nga erdhi ky pseodonim?

- Emri artistik “daOne” ka ardhur nga shoqëria ime nga rruga ku gjithmonë jemi shtyrë kush është njëshi kush po del i pari edhe në 90% të rasteve kam dalë i pari edhe ma ka lënë rruga dhe shoqëria me daOne

“Bota sot”: Ty ndryshe po të thonë 50 Centi shqiptar?

-Haha po kanë filluar prej që u prezentova tek një emision në Shqipëri, ku besoj që stili i vecantë i muzikës, i pamjes dhe videoklipit e bën të vetën që të më cilësojnë si 50 Centi shqiptar, për mua është një privilegj të më krahasojnë me një hip-hop legjend e gjallë sic është fifty.

“Bota sot”: E mund të themi se daOne është reperi më i mirë i rrafshit të Dukagjinit, apo më i vecanti?

- Për vlerësimin më i miri e tregojnë veprat artistike të miat, ose më mirë le ta thonë fansat, kurse më i vecanti pa dyshim që po.

“Bota sot”: E më i miri reper shqiptar sipas teje cili është?

- Ka shumë repera të mirë shqiptarë, sidomos talentët e rinj , por s’mund të veçoj dikënd të vecantë si më i miri reper shqiptar, përderisa se kam lënë ende repin.

“Bota sot”: E si konkurentë të fortë kë shikon, ose që ia dëgjon këngët gjithmonë?

-Reperët shqiptarë si konkurent nuk i kam cilësu asnjëherë, më mirë si kolegë, për shkak që nuk jemi të njëjtin nivel artistik dhe të njëjtin stil me shumicën e reperëve shqiptarë. Duke marrë parasysh që tek ne është përzier hip-hopi me tallava dhe me house electro music.

“Bota sot”: E mik kë ke nga estrada muzikore?

-Kam shumë miq në estradën tonë muzikore, e kam problem të cek emra që mos ti jetë hatri ndonjërit.

“Bota sot”: Po mendon ndonjë duet me ndonjë femër artiste e me kë ia kishte vlejtur?

-E kam menduar edhe këtë gjeë dhe i kam futur në listë disa këngëtare që ndoshta do të jetë ndonjëra në albumin tim të parë solo, por ende nuk kam vendosur cila.

“Bota sot”: Mendon se po të japin inkurajim apo të shohin me xhelozi këngëtarët e tjerë?

-Disa nga miqtë e mi të estradës ka kohë që më japin vullnet e më thonin përse nuk po fillon, përse nuk po i përkushtohesh më shumë muzikës etj, kjo është një shtytje e mirë për mua, por edhe pjesa tjetër e gjelozisë nga disa artistë të tjerë të estradës tonë më jep kurajo e vullnet që të punoj më shumë.

“Bota sot”: Tash sa duhet të presim për këngën e re?

-Për këngën e re këto ditë do të fillojnë gjirimet e videoklipit dhe besoj që në fund të keëtij muaji sic kam premtuar cdo muaj nga një këngë me videoklip edhe do të lansohet në ëeb faqen zyrtare timen www.thisisdaone.com

“Bota sot”: E ku e shikon veten Labinoti pas 30 vitesh e cfarë duke bërë?

-Hmmm pakëz kohë e largët, por ndoshta një Doktor Shkence në Inxhinierin Softuerike me një background të mirë të hobit të muzikës, dhe duke dhënë kontribuar në akademinë e shkencave të Kosovës që të jetë në hapin e kohës së teknologjisë./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat