Pamje nga aksidenti i aktorit Ford me aeroplanin e tij privat (Video)

Mediale Vip

Pamje nga aksidenti i aktorit Ford me aeroplanin e tij privat (Video)

Më: 6 mars 2015 Në ora: 16:43

Aktori i njohur i “Hollywood”-it, Harrison Ford, është plagosur në një aksident ajror në Los Anxhelos disa orë më parë.

Amerikani 72-vjeçar ishte duke fluturuar me aeroplanin e tij personal tip “Ryan Aeronautical ST3KR”, kur papritur është rrëzuar në një fushë golfi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca duke i ardhur në ndihmë aktorit. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka pësuar dëmtime në kokë, por jo të rrezikshme për jetën e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat