Linda Halimi përkthen në anglisht këngën për në Eurosong

Mediale Vip

Linda Halimi përkthen në anglisht këngën për në Eurosong

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:27

Linda Halimi ka përkthyer dhe përshtatur tekstin në versionin anglisht të këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision, “I’m Alive”, që do ta këndojë Elhaida Dani. Këngëtarja Linda Halimi për Radio Dukagjinin, ka treguar se për versionin anglisht të këngës “I’m Alive” i është kërkuar, që ta shkruajë ajo.

“Unë e kam një informacion, që nuk e kam thënë, por që po e them tani, se versionin e këngës në anglisht të Elhadia Danit e kam përkthyer unë. Kënga e dytë është perfekte, jo nga përkthimi, por sepse zëri i këngës së këngëtares është shumë i mirë, edhe unë mendoj se kemi për të bërë bum në Eurovizon. Unë e kam përkthyer edhe e kam përshtatur tekstin, edhe mund të them se është shumë këngë interesante, më pëlqen instrumentali muzikor dhe gjithçka.

Nuk do doja që të isha pjesëmarrëse, nëse nuk do të ishte kënga, sepse këtu varet edhe pjesa ime artistike, por jam pjesë sepse gjithçka është në nivel shumë të mirë. Pranuam me “Zzap dhe Chriss” që të jemi pjesë e “I`m Alive”, me tekst të Sokol Marsit, sepse na intereson arritja jonë. Nuk merremi me inate, me xhelozi, sepse nuk ka vend për këtë, pasi egoja duhet lënë jashtë kur duhet të punosh. Normalisht që jemi ndierë të shkelur në fillim, por kur e pranuam me kënaqësi.

Nuk e di si e kanë menduar ata, por ne e kemi bërë me kënaqësi. Kënga është xhiruar edhe mezi po pres finalizimin në gjuhën angleze. Është një këngë shumë moderne, edhe sivjet ajo do të bëjë bum në Eurovizon. Është aq këngë e mirë, sa do ta këndoja edhe vetë, nëse do të ma kishin dhënë”. Ndërsa lidhur me vendimin e RTSH-së për të ndërruar këngën përfaqësuese në Eurovision, Linda është shprehur se nuk e kishte pritur, pasi ajo nuk ishte interesuar shumë për këtë.

Ndërsa ka thënë se ajo që mund të bëjnë artistët lidhur me ketë është që mund të mos marrin më pjesë në Festivalin e RTSH-së. Linda Halimi ishte pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së, ku u shpall fituese Elhaida Dani, ndërsa kënga e saj u rendit e treta. Linda ka folur edhe për karrierën e saj, për të cilën është duke punuar në Amerikë. Kënga saj “First Love” pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme, pasi pritet edhe përfundimi i videoklipit. Me këtë projekt Linda Halimi ka punuar shumë gjatë dhe pritet të hyjë në tregun amerikan të muzikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat